AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Mjekët ngritën zërin kundër masave të marra nga ai, jep dorëheqjen ministri i shëndetësisë, pas dështimit me Covid19

Victor Costache, i cili mbante deri sot postin e Ministrit të Shëndetësisë në Rumani  ka dhënë dorëheqjen nga detyra, pas akuzave se nuk ka menaxhuar si duhet situatën  e pandemisë së shkaktuar nga Covid19.

Ai akuzohet për përhapjen e virusit edhe në radhët e personelit shëndetësor, duke qenë se nuk ka marrë në kohë masat që ata të kenë paisjet e nevojshme për t’u mbrojtur.

“Costache paraqiti dorëheqjen duke përmendur arsye personale dhe profesionale”, deklaroi kryeministri, Ludovic Orban, ndërsa mediat thonë se ka qenë pikërisht ky i fundit ai që ka kërkuar largimin e ministrit.

Në ndryshim nga Shqipëria, ku mjekët nuk bëzojnë kundër qeverisë, në Rumani kanë qenë të shumtë mjekët dhe infermierët që kanë denoncuar mungesën e materialeve mbrojtëse për këta punonjës të vijës së parë.

Në vend të Costache, kryeministri rumun emëroi si ministër të ri të Shëndetësisë, Nelu Tataru, sipas agjencisë rumune të lajmeve, Agerpres.

Me pesë vdekje nga koronavirusi i ri dhe 83 pjesëtarë të personelit mjekësor të testuar pozitiv, një spital i madh në Rumaninë verilindore është kthyer në epiqendrën e epidemisë në vend, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Nga 13 vdekje të raportuara deri më tani në Rumani, tre u shtuan të martën nga spitali i departamentit të Suceava-s (në verilindje), përveç dy të tjerave që ndodhën në të njëjtin institucion këtë fundjavë.

Për më tepër, 34 nga 233 mjekët e saj dolën pozitivë me COVID-19, si edhe 49 infermierë. Shumica e stafit u vu në karantinë dhe spitali u mbyll për 48 orë me qëllim dezinfektimin e tij.

 

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *