Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, iu bashkua këtë të enjte protestës qytetare në ambientet përballë Ministrisë së Brendshme në lidhje me vdekjen e 7-vjeçares Jonada Avdia.
Në fjalën e tij për media, Meta u shpreh se vrasja e Jonadës nga komisari i policisë Arjan Tase, teksa po lahej në breg të detit është një rast i përsëritur.
Meta: Shqipëria nuk e ka luksin që në këtë tronditje të madhe të dëgjojë përrallën mos e teproni me politikën se po na prishni imazhin në Ballkan për turizmin.
Një kryeministër i papërgjegjshëm që ka ligjin dhe nuk e zbaton, ministrat duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre. Është shpirti i protestës, prindërve që duan fëmijët e tyre qe duhet të lëvizin sa më shpejt.
Mjafton dorëheqja e Ramës, më mirë një sesa 3. Këtu kemi të bëjmë me një bandë, jo me instituciione.