Nëse akuzat do të provohen, ky do të ishte skandali më i pazakontë që na kanë dëgjuar veshët kohët e fundit, ndërsa bëhet fjalë për komunën e Mitrovicës, e cila dyshohet se ka lëshuar një tender për blerjen e 30 mijë prezervativëve.
Tema ka krijuar debat ndërsa është hapur nga Agim Bahtiri i Lëvizjes Vetëvendosje. Dikush po e akuzon Bahtirin se komuna nëpërmjet procedurave tenderuese ka blerë 30 mijë prezervativë, shkruan lajmi.net.
Këto akuza dhe kundërakuza krijuan madje edhe debat në opinion, teksa për këtë çështje ka folur drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë, Erseka Hasanaj Barani. Ajo me anë të një postimi në Facebook, se në këtë rast ka ndodhur një lëshim teknik.
“Kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe Drejtoria për Shëndetësi ka marr masa të menjëhershme dhe ka anuluar sasinë e porositur nga njësia kërkuese, konkretisht e artikullit (prezervativ). Kryetari menjëherë ka themeluar një komision dhe ka kthyer të gjithë artikullin tek OE dhe është bërë minusimi i asaj asaj shume, menjëherë pas pranimit të faturës. Pra, nuk është bërë asnjë pagesë e asaj fature deri më sot dhe nuk do të kryhet asnjë pagesë për atë artikull pasi që është kthyer”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë: SQARIM LIDHUR ME FURNIZIMET MJEKËSORE NË QKMF
Pas kërkesës nga njësia kërkuese e barnatores qendrore dhe menaxherit të kontratës për funizim me medikamente për trajtim parenteral/ampular dhe orale, si dhe material tjetër medicial i nevojshëm për funskionimin dhe ofrimin e shërbimeve ndaj pacientëve në QKMF, hyjnë edhe shërbimet parandaluese si planifikimi familjar.
Për shkak të një planifikimi më afatgjatë në bazë të situatës epidemiologjike të krijuar nga virusi COVID-19, ka ardhur edhe kërkesa nga QKMF për material të nevojshëm për institucionin bazuar nga kërkesat e qytetarëve. Pas furnizimit nga OE me medikamente dhe material shpenzues, është vërejtur një lëshim teknik tek artikulli (prezervativ).
Kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe Drejtoria për Shëndetësi ka marr masa të menjëhershme dhe ka anuluar sasinë e porositur nga njësia kërkuese, konkretisht e artikullit (prezervativ). Kryetari menjëherë ka themeluar një komision dhe ka kthyer të gjithë artikullin tek OE dhe është bërë minusimi i asaj asaj shume, menjëherë pas pranimit të faturës. Pra, nuk është bërë asnjë pagesë e asaj fature deri më sot dhe nuk do të kryhet asnjë pagesë për atë artikull pasi që është kthyer.
Përndryshe, për informimin tuaj, parandalimi i shtatzanive të padëshiruara, parandalimi i aborteve, parandalimi i sëmundjeve seksuale transmisive dhe shëndeti riprodhues i gruas, janë dhe mbeten prioritet i Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Njëkohësisht, shëndeti i gruas është një nga objektivat kryesore të Drejtorisë për Shëndetësi. Ku në vazhdën e anagazhimeve ka qenë sjellja e aparaturës së Mamografisë, nënshkrimi i marrëveshjes për lansimin e programit të skriningut të kancerit të qafës së mitrës, e shumë aktivitete të tjera edukative për shëndetin e gruas në përgjithësi.
Dezinformata të tilla keqadashëse, shqetësojnë qytetarët dhe janë tendencioze, andaj kush do që do përgjigje dhe fakte rreth kësaj dezinformate, i ftoj të ndjekin procedurat zyrtare dhe të marrin informatat e duhura nga institucionet përgjegjëse e jo të dalin me informata të tilla pa hulumtime paraprake.