Kryeministri Edi Rama është pyetur ditën e sotme nga gazetarët në lidhje me deklaratën e tij kur ditë më parë tha se policia do të dalë me një komunikatë mbi fatin e Ervis Martinajt.
Rama tha se policia nuk ka ende asnjë provë ndaj edhe nuk del dot më një komunikatë zyrate, për të hedhur dritë për këtë ngjarje.
“Unë kam thënë se policia do flasë kur të ketë provat e nevojshme. Për sa kohë që nuk e ka komunikimin do të thotë se nuk i ka ende provat e nevojshme”- tha Rama.