Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreKulturëTe FunditTe Gjitha

Mirush Kabashi zbulon porosinë e Pirro Manit: Të vendosej një buqete me lule te gërmadhat e Teatrit

Për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit Pirro Mano, i madh e i vogël nga komuniteti artistik u bënë së bashku. Me qirinj në duar në formë simbolike, artistët e kishin të vështirë të mbanin lotët a emocionet për atë që ata e cilësojnë babain e artit shqiptar.

Regjisori Spiro Duni solli në kujtesë një moment teksa me mikun e tij Pirro, diskutonin për botën e përtejme.

‘Kur të shkosh atje lart, çfarë dëshiron të thotë Zoti, ç’kemi Pirro?’.

Të tjerë kolegë, bashkëpunëtorë ndër vite, a nxënës të tij, e kujtuan Pirro Manin si njeriun që Teatrit Shqiptar i vuri vulën me epokën e tij.

Aktori i njohur Mirush Kabashi zbuloi dhe një amanet që Pirro Mani kishte pasur muajt e fundit, që të vendosej në gërmadhat e Teatrit Kombëtar.

‘Pirro kishte lënë porosi të vendoste një buqetë me lule në gërmadhat e Teatrit Kombëtar’, u shpreh Kabashi.

Mes tingujsh, nën dritën e qirinjve, në lotët e emocionet e miqve e bashkëpuntorëve, Pirro Manit ia dha përqafimi i fundit artistik.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.