FlashSportTe FunditTe Gjitha

Mirupafshim “El Clásico”, pezullohet ylli i Barcelonës

Organi përkatës juridiko-sportiv ka dënuar lojtarin e Barcelonës, Ousmane Dembélé, me dy ndeshje pezullim, gjë që do ta pengojë atë të luajë në “El Clásico” e “Camp Nou”, më 26 tetor. Ylli francez u dëbua nga fusha me karton të kuq të dielën, pasi i tha gjyqtarit Mateu Lahoz: “Shumë keq, ju jeni shumë i keq”. Barça parashtroi pretendimet e saj, duke siguruar se lojtari nuk e ka ofenduar gjyqtarin, pasi nuk di spanjisht.

Klubi katalanas prezantoi një video të diskutimit, me qëllim që të provojë se ngjarjet nuk kanë ndodhur ashtu siç paraqiten në dokumentin e arbitrazhit. Sidoqoftë, Komiteti i Konkurrencës aplikoi nenin 117 të Kodit Disiplinor Federativ: “Cilësimi i gjyqtarëve, trajnerëve apo autoriteteve sportive me terma, ose qëndrime përçmimi e mosrespektimi, sa herë që veprimi nuk përbën një vepër më të rëndë, do të sanksionohet me pezullimin e dy deri në tre ndeshje, ose deri në një muaj”.

Barça tani ka mundësinë që ta apelojë vendimin para Komisionit të Ankesave dhe në fund të fundit, përpara Gjykatës Administrative të Sportit. Në rast të mosndryshimit të penalizimit, francezi do t’i humbasë ndeshjet kundër Eibar dhe Real Madrid.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *