I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar mbrëmjen e sotme Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në një postim në Twitter, Lajçak shkruan se ka përgëzuar për fitoren Kryeministrin Rama dhe kanë diskutuar për zhvillimet e fundit rajonale, si dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.
“Mirë që u takova përsëri me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Unë e përgëzova atë për fitoren e tij të fundit në zgjedhje dhe diskutova mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Lajçak.
(E.H/Faxweb.al)