Edi Rama duket se u zu ngushtë gjatë ditës së sotme, ku në konferencën e përbashkët me të ministri i jashtëm i Greqisë, Niko Dendias e gjeti me vend që të sulmonte Turqinë, pasi sipas tij kjo e fundit po bën hapa pas sa i takon politikës së jashtme, dhe synon që të nxisë konfliktet në rajon.
Rama, edhe pse nuk preferoi që të bënte asnjë koment, pasi Dendias i preku mikun e tij Erdogan, mendoi që të vinte peshoren, kur e falenderoi ministrin grek edhe në gjuhën turke, që jo vetëm që nuk është zyrtare në vendin tonë, por nuk i rrinte aspak mirë takimit.
“Efharisto poli”, ishte falenderimi i bërë fillimisht në greqisht nga Rama e vetëm pak sekonda më vonë, mendoi dhe për popullin turk duke u shprehut: ejvallah. Momenti duket se kaloi me të qeshura mes politikanëve, të cilët në konferencën e sotme njoftuan se për çështjen e ndarjes së detit, do ti drejtohen një gjykatë ndërkombëtare.
Pas Ramës, Dendias pritet që të ketë takime dhe me presidentin e vendit Ilir Meta, si dhe me kreun e opozitës Lulzim Basha, por edhe përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri.
(E.K/Faxweb.al)