Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Mirë Majlinda tronditi rrjetin, po Lulzim Basha e ka parë CV-në e saj?!

Majlinda Halilaj është një deputete e Kuvendit të Shqipërisë, e cila paguhet nga taksat e shqiptarëve, për të ndërmarrë iniciativa ligjore, apo për të qenë pjesë e diskutimeve mbi fatet e vendit.

Nëse për disa muaj me radhë kishte qendruar në heshtje, dhe as që kishte kërkuar fjalën në Kuvend, të enjten e kaluar duket se bëri gabimin ‘fatal’, atë të daljes përpara foltores, dhe leximit të çalë të një teksti që nuk dihet ende se kush mund tia ketë shkruar.

Por më shumë se te Halilaj problemi qendron te krerët e partive që fusin në lista individë pa asnjë kountibut shoqëror, dhe të paaftë për të bërë si duhet detyrën e të zgjedhurve.

Nuk dihet ende nëse Basha ka arritur ta shohë CV-në e Majlindës, të cilën ju mund ta shihni dhe më poshtë, ku Halilaj shënon se ka mbaruar arsimin e lartë, por nuk specifikon as degën, dhe as ndonjë punë që mund të ketë bërë gjatë jetës së saj.

Për t’u përmendur është fakti se Halilaj ka zenë vendin e Lulzim Bashës në Kuvend, pas djegies së mandateve nga ana e deputetëve të opozitës së bashkuar.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *