Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

Miratohet testi që gjen koronavirusin në një kohë shumë të shkurtër, 100% saktësi

Autoriteti amerikan që dekreton medikamentet (FDA) ka miratuar testin e parë që përdor sekuencat e ADN-së të quajtura CRISPR që mund të gjejnë koronavirusin. Testi përdor një enzimë të quajtur Cas13, e cila mund të gjej në një kampion të marrë nga goja ose hunda e një pacienti, gjurmët e koronavirusit.

Sipas grupit të punës që ka adaptuar testin për COVID-19, që përfshin shkencëtarë nga universitete si MIT dhe Harvard, ky test e zbulon virusin në 100% të rasteve, duke eliminuar gabimet dhe pozitivitetet e rreme. Koha e shkurtër e identifikimit të virusit vjen nga një karakteristikë të enzimës, që në momentin e kontaktit me koronavirusin lëshon një lloje drite karakteristike, falë një substance fluoreshente.

Kompania ka menduar që të mundësojë edhe përdorimin e testit në shtëpi, në mënyrë që secili të kontrollojë veten nëse është i infektuar apo jo.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *