Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetEkonomiFlashTe FunditTe Gjitha

Miratohet statusi për zonën teknologjike në Kashar, gati shpronësimet, për projektin 102 milionë euro

Kashari do të jetë një Zonë Teknologjike dhe e Zhvillimit Ekonomik (TEDA) dhe tashmë ky projekt ka marrë edhe miratimin nga Komiteti i Investimeve Strategjike. Në fillim të këtij muaji është miratuar edhe vendimi përkatës që i jep të drejtën Bashkisë së Tiranës për të vijuar me projektin që parashikohet të ketë një vlerë totale investimi prej 102.6 milionë eurosh.

Referuar vendimit thuhet se Bashkia e Tiranës do të veprojë si zhvillues i zonës duke përmirësuar tokën, duke siguruar infrastrukturën e nevojshme, duke mundësuar dhënien me qira tek investitorët e interesuar për të ndërtuar vetë, në bazë të specifikave përkatëse, facilitetet e nevojshme dhe impiantet e prodhimit.

“Projekti “TEDA Kashar” synon të zgjerojë gamën e industrive operuese në treg, duke krijuar diversifikim për të tërhequr industri prodhuese komplekse, siç janë industria automobile, ICT dhe ajo e pajisjeve elektronike. Projekti i propozuar shtrihet në një sipërfaqe trualli prej afersisht 35 ha, në njësinë administrative Kashar, Bashkia Tiranë dhe pozicionohet në zonën Yzberisht, Gropaj dhe Kashar, përkatësisht në zonat kadastrale ZK 3866, ZK 1867 dhe ZK 2105.

Statusi i investitorit strategjik i është dhënë këtij projekti për një afat një vjeçar, kohë gjatë të cilës do të jepen edhe masa mbështetëse dhe lehtësuese për të zbatuar projektin. Në dokument thuhet se tek këto masa përfshihen edhe shpronësimet e tokës në njësinë administrative Kashar, konkretisht në zonën Yzberisht, Gropaj dhe Kashar, përkatësisht në zonat kadastrale ZK 3866, ZK 1867 dhe ZK 2105. Po kështu ndërtimi i rrugës lidhëse, sipas projektit final që do të dakordësohet ndërmjet Bashkisë Tiranë dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar. Së treti lidhja e energjisë elektrike të Zonës së Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik TEDA Kashar lidhja me rrjetin e ujësjellësi.

Shpronësimet, Bashkia duhet të bëjë gati listat

Pjesë e rëndësishme e vendimit duket se janë shpronësimet në zonat kadastrale, që përfshin TEDA. Për shpronësimin e objekteve që mund të gjenden në të, Bashkia e Tiranës pas marjes së statusit, duhet të paraqesë projektet e nevojshme dhe të miratuara sipas ligjit, si dhe argumentet përkatëse ligjore për interesin publik, lidhur me realizimin e këtyre projekteve. Vlerësimin paraprak të objekteve të shpronësimit dhe i masës së shpërblimit që parashikohet për secilin pronar privat. Po kështu duhet të bëjë kërkesë pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për shpronësim që do të vijojë më pas me zhvillimin e procedurave si dhe paraqitjen e një vendimi në Këshillin e Ministrave në favor të Bashkisë.

Bashkia duhet të paraqesë edhe “listën e pronarëve të pasurive prone private për të cilat kërkohet shpronësimi, lista e pronarëve, pasuritë private të të cilëve zhvlerësohen për shkak të shpronësimit, si dhe lista e personave të tretë që duhet të kompensohen për të drejtat e tyre mbi pasuritë prone private që kërkohet të shpronësohen, së bashku me shpjegimet dhe të dhënat e nevojshme për secilin prej tyre, me parashikimet përkatëse për vlerësimin e këtyre pasurive dhe të drejtave, si dhe adresat dhe vendbanimi më i fundit i njohur i pronarëve dhe personave të tretë përkatës”.

Sa i takon shpronësimve në tokë bujqësore Bashkia tashmë duhet të llogarisë vlerën e shpronësimit dhe të paraqsë edhe listën e e pronarëve të pasurive prone private (are) për të cilat kërkohet shpronësimi, lista e pronarëve, pasuritë private të të cilëve zhvlerësohen për shkak të shpronësimit, si dhe lista e personave të tretë që duhet të kompensohen për të drejtat e tyre mbi pasuritë prone private që kërkohet të shpronësohen, së bashku me shpjegimet dhe të dhënat e nevojshme për secilin prej tyre, me parashikimet përkatëse për vlerësimin e këtyre pasurive dhe të drejtave, si dhe adresat dhe vendbanimi më i fundit i njohur i pronarëve dhe personave të tretë përkatës./Monitor

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *