Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Miratohet marrëveshja me BERZH për 15 milionë euro dhe rrëzohet dekreti i Metës për “Ligjin e Policisë së Shtetit”, çfarë u votua sot në Kuvend

Kuvendi ka miratuar me 94 vota pro marfrëveshjen me BERZH për një financim prej 15 milionë euro për të përballuar situatën me koronavirusin. Në seancën plenare të ditës së sotme, u rrëzua dekreti i Presidentit për “Ligjin e Policisë së Shtetit” me 83 vota kundër.

Ndërkohë janë votuar me 85 vota pro anëtarët e Komisionit të Hetimit për raportin e Dick Marty, në krye të së cilës do të jetë deputeti Ulsi Manja. Nga mazhoranca anëtarë do të jenë Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Adnor Shameti, Alket Hyseni, Ermonela Felaj. Ndërsa nga opozita parlamentare anëtarë janë Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi, Elena Xhina.

Është miratuar edhe marrëveshja për ndërtimin e 2000 apartamenteve në Durrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kujtojmë se në fjalëns e saj në Kuvend, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se marrëveshja me BERZH do të bëhet për rritjen e kapaciteteve të laboratorëve për të kryer testime për Covid-19 si dhe për rekrutimin e stafit të ri.

“Ky financim që ne sot kalojmë, marrëveshja me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, do të fuqizojë kapacitetet e sistemit tonë shëndetësor në reagimin e emergjencës Covid-19. Kjo marrëveshje parashikon që në vlerën 15 milionë euro, të përdoret për 3 komponentë kyç në reagimin ndaj emergjencës Covid.

Së pari, në parandalimin e përhapjes së infeksionit Covid-19 dhe rritjen e kapaciteteve laboratorike, në përputhje me strategjinë tonë të vjeshtë-dimrit.

Së dyti, rritja e kapaciteteve të sistemit shëndetësor për trajtimin e pacientëve me Covid 19 dhe sëmundjet që lidhen me të, duke filluar nga rekrutimi i stafeve të reja, sigurimin e autoambulancave të reja dhe zgjerimin e kapaciteteve spitalore.

Së treti, përfshin edhe masat për komunikimin dhe distancimin fizik si dhe duke përmirësuar nëpërmjet teknologjisë së informacionit edhe konsultat online”, tha Manastirliu.

(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *