Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar fondin që secila prej partive politike do të marrë në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit. Pjesën më të madhe e merr Partia Socialiste, duke iu referuar votave që ka marrë në zgjedhjet e fundit e ndjekur më pas nga PD, LSI, PDIU dhe forca të tjera më të vogla.
PS ka marrë rreth 55.8 milionë lekë
PD 33.3 milionë lekë
LSI 18.9 milionë lekë
PDIU 5.5 mln lekë
PR merr 3.9 mln lekë
LZHK 1.4 mln lekë
Bindja Demokratike 1.4 mln lekë,
PSD merr rreth 1.6 mln
FRD merr rreth 2.1 mln lekë