Në seancën plenare që po mbahet në Parlament është miratuar emërimi i Ervin Metes si ministër i ri i Financave. 74 deputetë votuan pro emërimit të tij, ndërsa 30 votuan kundër.
Gjithashtu u votua më herët shkarkimi i ish-ministres Ibrahimaj nga ky post me 105 vota pro. Ajo u emërua si ministre e re e Sipërmarrjes me 73 vota pro dhe 30 kundër.