Ka përfunduar rreth orës 18:00 të mbrëmjes së kaluar mbledhja e Këshillit Bashkiak Durrës, ku janë miratuar tre pikat e rendit të ditës ndër të cilat edhe buxheti për vitin 2020.
793 milion lekë nga buxheti i Bashkisë Durrës për vitin 2020 do të shkojnë për riparimin e godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit ose 50% e investimeve të parashikuara për vitin e ardhshëm.
Këshilltarët e majtë, votuan të vetëm dhe pa kontenstime buxhetin e vitit të ardhshëm për Bashkinë e madhe të Durrësit, pjesë përbërëse e së cilës janë 6 njësi administrative.
Nga 2.9 miliardë lekë, 1.2 miliardë lekë ose 42% e buxhetit të Bashkisë do të shkojnë për pagat dhe sigurimet e punonjësve të administratës lokale.
Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak kishte si rend dite tre pika:
1.MIRATIMIN E MANDATEVE TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT Z.ALEKSANDËR VIKTOR CANGONJA, ZNJ. SHQIPONJA ILIR IBRAHIMI, ZNJ. MIMOZA XHEVDET XHENGO, ZNJ.FLORESHA ISMAIL QOSHI
2.MBARIMIN PËRPARA AFATIT TË MANDATIT TË KËSHILLTARES ZNJ. ANILA ENVER KAPIDANI
- MIRATIMIN E BUXHETIT TË BASHKISË DURRËS PËR VITIN 2020, SI DHE PROJEKTBUXHETIN AFATMESËM TË BASHKISË DURRËS PËR VITET 2020-2022