Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Pas másakrimit në rrjetet sociale, Mira Kazhani jep dorëheqjen nga UKT

Pas debatit në rrjet për punësimin e saj dhe të moderatores Bieta Sulo në UKT ku merrnin paga të majme, gazetarja Mira Kazhani ka dhënë dorëheqjen.

Burime nga UKT Tiranë për redaksinë e “newsbomb.al” kanë bërë me dije se ka qenë vetë gazetarja Mira Kazhani që ka kërkuar dorëheqjen nga posti që mbante pranë kësaj kompanie.

Vendimi i gazetares ka ardhur pas debatit në rrjetet sociale për punësimin e saj dhe të Bieta Sulos në UKT.

Ndërkohë, vetë kryebashkiaku Erion Veliaj pasditen e sotme ka sqaruar rastin, ku shprehej se zonjat kanë qenë të punësuara për një kohë të shkurtër në UKT dhe brenda profilit të tyre si eksperte të jashtme për strategjinë e komunikimit.(Lexo Këtu)

Ndërkaq vetë gazetarja Mira Kazhani reagoi me një shkrim të gjatë ku pohonte faktin se punonte si këshilltare, ndërkohë që shtonte se nëse ‘rroga e saj e dytë, erdhi uji, iku uji, është problemi më i madh i vendit ajo mund të heq dorë nëse kjo ju rregullon jetën.

“Por do gjej një tjetër, dy, tre, sepse të punoj është e vetmja mënyrë që njoh!”- shkruan Mira.

Ishte Faxweb.al që publikoi i pari lajmin mbi punësimin e gazetareve Mira Kazhani dhe Bieta Sulos pranë UKT-së, njëra si këshilltare ekonomike me një pagë 83000 mijë lekë dhe moderatorja Bieta Sulo si specialiste me një pagë 55000 mijë lekë, lajm ky që bëri bujë në mediat sociale.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *