Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

U qëllua nga dy persona me motor, 46-vjeçari kishte konflikte me Mir Koçian, të fortin e Shkodrës që u vra në 28 nëntor 8 vite më parë (Gjenden 20 gëzhoja plumbash)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Shkodrën ku është vrarë me armë zjarri brenda makinës së tij Ridvan Ramadani, cili njihej edhe si i “forti” i Shkodrës.

Sipas burimeve për Fax News dyshohet se Ridvan Ramadani (Hyseni) është qëlluar nga dy persona me motorr, ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë gjetur 20 gëzhoja plumbash.

Sakaq është marrë në pyetje edhe punonjësi i karburantit, vendi në afërsi ku u gjet i vdekur 46-vjeçari. Mësohet se kamerat e karburantit nuk punojnë.

Burime me bëjnë me dije se viktima, Ridvan Hyseni ka qene i dënuar ne vitin 2017 për falsifikim dokumentesh.

Policia hedh dyshime në konfliktet e mëparshme që është përfshirë Ridvan Ramadani, ku dyshohet se ka fisi i tij ka pasur përplasje me fisin e Edmir Koçias.

Ky i fundit është ekzekutuar në 28 nëntor në vitin 2012, ndërsa njihej edhe si një nga personat e “fortë” të Shkodrës.

Edmir Koçia, në atë kohë 38 vjeç u ekzekutua me breshëri automatiku në derën e shtëpisë së tij në lagjen “Tepe”.

Kjo ështe edhe pista ku dyshon policia dhe për të cilët mësohet se po hetohet, pra për konfliktet e mërparshme mes dy fisve.

Edmir Koçia ka qenë person me precedent penal, i dyshuar për vrasjen e Shkëlqim Cafit dhe Astrit Meshunit.

(M.Q/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *