Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Minj, merimanga e krimba në magazinën e miellit. Kompanisë i sekuestrohen 141 ton produkt (EMRI)

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me kontrollet për sigurinë ushqimore dhe mbajtjen pastër të tregjeve nga produktet e pasigurta dhe të dëmshme për shëndetin e konsumatorëve.

Në kontrollin e kryer kësaj radhe në magazinën e miellit, Fushë-Krujë  të “Afrim Bici” kontrollohej për herë të parë edhe pse kishte 18 vite që ushtronte aktivitetin, “Prodhim, përpunim dhe shpërndarje me shumicë e ushqimeve për kafshë që përdoren për ushqim”.  Për aktivitetin që ai kryente nuk kishte licencën përkatëse, si dhe tregëtonte plehra kimike.

Gjatë kontrollit u konsistua që produktet mbaheshin në kushtë të papërshtatshme higjenike . u gjetën dhe minjë të ngordhur, merimanga si dhe parazitë të tjerë.

AKU ka bllokuar 30 ton produkte për konsum njerëzor, deri në daljen e rezultatit të analizave dhe bllokim të 111.6 ton ushqim i pasigurtë për kafshë me destinacion asgjësimin e tyre.

Vijojnë kontrollet për sigurinë ushqimore për të parandaluar rrezikun tek shëndeti I konsumatorëve.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *