AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Ministrja Xhaçka takim me sekretarin amerikan të mbrojtjes: Kontributi ynë në Afganistan është i dyti

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka marrë pjesë në Takimin special SHBA-Karta e Adriatikut A-5.

Në këtë takim ministrja është takuar me sekretarin amerikan të Mbrojtjes James Mattis. Në fjalën e saj Xhaçka tha se në  Samitin e NATO-s u vlerësua kontributi i Shqipërisë në Aleancë.

“Kontributi ynë në Afganistan,  është i dyti në raport me madhësinë e Forcave të Armatosura. Shqipëria renditet në vend të 13-të në raport me vendet e tjera anëtare për kontributet tona në të gjitha misionet e operacionet e aleances.”

Gjithashtu ministrja tha se sekretari i mbrojtjes Mattis është shprehur se kontributi i Shqipërisë është më i madh sesa madhësia e saj gjeografike.

Në fund të fjalës së saj ministrja e vuri theksin tek rëndësia hapjeve të dyreve mes njeri-tjetrit më pas të kërkojmë hapjen e dyerve të NATO-s.

“Shumë shpejt, A-5 do të bëhet A-6, pas ftesës që do i bëjmë Kosovës për t’u bërë anëtare”, përfundoi minsitrja.

(E.V/Faxweb.al)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.