Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Manastirliu zbulon numrin e respiratorëve që ka vendi ynë: Sa shtretër janë në dispozicion të rasteve Covid

Ministrja e Shëndetësisë ka dalë në një deklaratë për mediat, për të evidentuar punën që dikasteri që ajo drejton ka bërë në përballimin e pandemisë së shkaktuar nga Covid 19.

Ministrja ka bërë një përmbledhje dhe të kapaciteteve spitalore, ku sipas saj në spitalet Covid ka 550 shtretër në dispozicion, ndërkohë që duke marrë parasysh dhe spitalet rajonale, numri i shtretërve të gatshëm për përballimim e pandemisë është 1600 shtretër.

Manastirliu zbuloi dhe numrin e respiratorëve dhe ventilatorëve që ka në vendin tonë, ku sipas saj janë 483 të tillë, nga 200 që ishin në muajin Mars, kur u zbuluan dhe rastet e para Covid në vendin tonë.

“Nuk do të kemi muaj të lehtë në këtë përballje me Covid 19, puna jonë nuk ka ndalur në asnjë moment, për yë rritur kapacitetet spitalore. Për të gjithë stafet në frontin e parë ndaj Covid 19 janë mbështetur me bonusin prej 8 milionë eurosh, që iu është dedikuar kësaj mbështetje speciale.

Kemi siguruar dhe do ta bëjmë deri në fund sigurimin e mjeteve të mbrojtjes personale për të gjithë stafet tona. Kemi 1600 shtretër për përballimin e situatës Covid, shtuam kapacitetet në spitale për përballimin e pandemisë në afat të gjatë, për periudhën vjeshtë-dimër.

Në fillim kishte rreth 200 respiratorë dhe ventilatorë, sot kemi 483 të tillë së bashku me ato që janë në spitalet rajonale. Kemi siguruar prej momentit të parë dhe në vijim, terapinë e mjekimit, të njëjta me vendet e tjera, pa asnjë mungesë. Kemi garantuar falas medikamentet për personat që trajtohen në banesë”, u shpreh Manastirliu.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *