Ministrja e Shtetit per Marredheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar përmes një postimi në Twitter, ku i jep Presidentit Meta disa sugjerime për të moslejuar kështu shpërthimin e mundshëm të ndonjë lufte civile.
Sipas Spiropalit ‘Ajo’ çfarë duhet të bëjë Presidenti është të bind Kryemadhin dhe Bashën të futen në zgjedhjet e 30 qershorit.
Postimi i plotë i Spiropalit:
Ilir Meta ka vërtetë hallin e shpërthimit të dhunës dhe konfliktit civil në Shqipëri? Po e kishte dhe e ka shumë të thjeshtë: Le të bindë Monikën të mos hakërrehet dhe Saliun të mos ndërseje Lulin rrugëve deri në 30 qershor e ja ku e shpëtoi Shqipërinë!