Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaTe FunditTe Gjitha

Ministrja gjermane viziton Arabinë Saudite pa hixhab, vendasit kërkojnë arrestimin e saj

Një javë pasi kancelarja Angela Merkel bëri thirrje që burka të ndalohet, Ministrja gjermane e Mbrojtjes, ka refuzuar të veshë hixhab gjatë një vizite në Arabinë Saudite, duke thënë se gratë duhet të kenë të njëjtat të drejta për të zgjedhur rrobat e tyre njëlloj si burrat.

Ministrja Ursula von der Leyen ishte në kryeqytetin saudit Riad për të takuar delegatin e Princit Salman bin Abdulaziz Al-Saud, të cilit i shprehu pakënaqësinë e saj në lidhje me faktin që gratë janë të detyruara të mbulohen.

Ministrja gjermane e shmangu veshjen tradicionale saudite, duke veshur në vend të saj një kostum blu të errët.

Por sipas Daily Mail, ky veprim shkaktoi zemërim në shtetin pritës, ku  përdoruesit e rrjeteve sociale bënë thirrje që ministrja gjermane të arrestohet.

Një përdorues Twitter ka shkruar: “Pse nuk e kanë arrestuar atë? Hipokrizi dhe standarte të dyfishta “. Vetëm brenda kësaj jave, një grua në Arabinë Saudite është arrestuar pikërisht se përse u shfaq pa veshjen tradicionale në publik.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”67″ exclusions=”158,159,160″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_slideshow” gallery_width=”600″ gallery_height=”400″ cycle_effect=”fade” cycle_interval=”10″ show_thumbnail_link=”1″ thumbnail_link_text=”[Show thumbnails]” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.