FlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Ministrja e Arsimit komenton protestën e studentëve: Thyen xhamat e institucionit sipas modelit më të keq të politikës opozitare

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar pas protestës të sotme të studentëve para godinës së Ministrisë së Arsimit, ku shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj premtimeve të qeverisë.

Protesta pati edhe tensione pasi studentët kanë hedhur në drejtim të godinës shtetërore edhe flakadanë, shishe plastike dhe parulla në shenjë revolte ndaj premtimeve të pambajtura ku janë thyer edhe disa xhama të institucionit.

Ministrja Shahini thotë se ky është cënim i imazhit të Studentit Protestues, pasi sipas saj një grusht individësh partiakë e rrëmbyen me dhunë masën e vogël të studentëve duke e kthyer në sfond dhune.

 

Reagimi i Besa Shahinit

Protesta e studentëve,

Ishte një trishtim për mua, por edhe një cënim i rëndë i imazhit të Studentit Protestues, që sot para Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisënjë grusht individësh partiakë e rrëmbyen me dhunë masën e vogël të studentëve duke e kthyer në sfond dhune.
Thanë se do të vinin të kërkojnë cilësi të arsimit të lartë duke protestuar në të njëjtin vend ku protesta e dhjetorit i hapi rrugën #Paktit kuptimplotë për Universitetin. Por thjesht thyen xhamat e institucionit sipas modelit më të keq të politikës opozitare.

Lajmi i mirë është se sot Studenti Protestues nuk ishte aty, por sidoqoftë trishtimi mbetet dhe turpi u mbetet atyre që lanë nam me “protestën” e kthyer në një shfaqje të teatrit të dhunshëm opozitar.

Ndërkohë, ne do të vazhdojmë të mbajmë angazhimet e #PaktitpërUniversitetin, që sot ka sjellë në jetën universitare bibliotekën digjitale, portalin e transparencës, bursat për ekselentët e studentët në nevojë, kantieret për përmirësimin e kushteve nëpër konvikte, zhvillimin e kartës për 110 mijë studentë të universiteteve publike.

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *