Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Ministrja Denaj sqaron paketën e zgjeruar: Ja çfarë ndodhi me bizneset pas lançimit të saj

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë një lidhje direkte me emisionin “Real Story”,foli në lidhje me paketën e dytë ekonomike që po ndërmarrë qeveria në kaudër të masave ndaj pandemisë.

Ajo ka treguar sot detaje për paketën e dytë ekonomikë të prezantuar dje nga qeveria.

Sipas saj në momentin që ne hymë në zgjerimin e paketës shohim që janë 40 mijë persona që janë ç’regjistruar dhe është përgjegjësia e qeverisë që t’i ndihmojë me paketë që është pagesë e drejtpërdrejtë.

Në paketën e parë adresuam ndihmën ndaj bizneseve që u mbyllën me qarkullim deri në 14 milionë lekë. Kjo e dyta është për biznesin e madh dhe në paketën e parë anonçuam edhe garancinë sovrane për biznesin e madh. Banka anonçoi edhe mospagimin e 3 muaj të kësteve të kredisë. Biznesi i madh kishte mundësi të orientonte likuiditetin e këtyre lehtësirave për të mbajtur në punë punonjësit.

Në mars dhe në prill mund të jepeshin leje. Në momentin që ne hymë në zgjerimin e paketës shohim që janë 40 mijë persona që janë ç’regjistruar dhe është përgjegjësia e qeverisë që t’i ndihmojë me paketë që është pagesë e drejtpërdrejtë.

Ndërkohë pagesa që i bëhet biznesit të madh, janë dy elemente që ndalojnë largimet nga puna. Ndërkohë janë 20 mijë biznese që janë mbyllur dhe janë me xhiro mbi 14 milionë lekë janë dhe bizneset e turizmit. Në këtë zgjerim pakete biznesi i madh e ka marrë vëmendjen dhe për të ndaluar largimin.

Por bëhet nga pronarët që vendosin si do të jetë situata dhe shpresoj që mos rritet papunësia dhe zgjerimi i aktivitetit të biznesit nuk do të ndodhë që në maj të hapen të gjitha bizneset por është shtysë që pas majit të riorgtanizojnë aktivitetet e tyre dhe mos e mendojnë marrëdhënien me punonjësit siç është tani”, u shpreh Denaj.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close