Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Ministria ‘sekuestron’ gurin me simbole prehistorike, dom Gjergj Meta jep mesazhin prekës: Jam aq i pafuqishëm (Foto)

Prej ditësh në Mirditë është hapur një debat i gjerë për zbulimin që është bërë në fshatin Gjugjë, të njësisë Administrastive Fan ku një gur me mbishkrime historike është gjetur në këtë zonë që sipas studiuesve dhe banorëve, është një dëshmi i gjallë e historisë së atij vendi.

Ndërkohë, në këtë çështje natyrisht ka ndërhyrë edhe Ministria e Kulturës, e cila ka kërkuar dërgimin e tij në Muzeun Historik Kombëtar pasi është i një rëndësie të veçantë, dhe që sipas saj, duhet ruajtur nga dekompozimi.

Por pavarësisht kundërshtive të banorëve, studiuesve lokal por jo vetëm, si edhe të vetë drejtuesit të dioqezës së Rrëshenit, dom Gjergj Metës, nga paaftësia e ministrisë për të plotësuar kushtet e ruajtes së tij në zonën ku është gjetur, ç’ka do t’i hapte rrugë edhe turizmit historik në zonë por edhe zhvillimit të sektorëve të tjerë të turizmit, ajo ka dërguar “Saurrelën” duke e vendoosur sipër saj dhe nisur drejt Tiranës.

Kjo ka nxitur edhe reagimin e klerikut, dom Gjergj Meta i cili përmes disa rreshtave për këtë çështje, shkruan: “Ai Gur ama nuk do të kthehet më aty kurrë. Dhe pikëpyetjet janë të mëdhaja, qysh nga mënyra se si është vënë në kamion, e deri te fakti që nuk është bërë publik asnjë argument, asnjë komision verifikues e asnjë vendim i Institucioneve përkatëse”.

Më tej ai vijon duke thënë se, banorët dhe ai vetë e kanë realizuar detyrën e tyre dhe shton se të gjithë heshtin për hatër të partisë dhe qendrat vazhdojnë të pasurohen më periferitë që mbesin në pikë të hallit.

Reagimi i plotë:

Gurë që ikin e gurë që rrijnë

Nese kjo është më mirë për të gjithë dhe, komuniteti i Gjugjës, ai i arkeologëve dhe Institucionet janë të kënaqura, nuk mbetet vetëm se të urojmë më të mirën.

Ai Gur ama nuk do të kthehet më aty kurrë. Dhe pikëpyetjet janë të mëdhaja, qysh nga mënyra se si është vënë në kamion, e deri te fakti që nuk është bërë publik asnjë argument, asnjë komision verifikues e asnjë vendim i Institucioneve përkatëse.

Por kjo është Shqipëria e kështu punohet këtu. Fatkeqësia e mungesës së Institucioneve lokale kulturore, studimore, etnografike dhe etnokultrore, që merren më shumë me bejte se me gjëra serioze, sjell në varfërimin e periferive e pasurimin e qëndrave.

Në fund të fundit a nuk është bërë kështu me pyjet, mineralet dhe ujërat? Të gjithë heshtin për hatër të partisë dhe qendrat vazhdojnë të pasurohen më periferitë që mbesin në pikë të hallit.

Vetë si Ipeshkëv i Rrëshenit mendoj se e kreva tagrin tim, aq sa më përket. Më tej nuk mund të shkoj dhe as duhet të shkoj.

Guri i Gjugjës iku, por unë dhe Kisha të cilës i shërbej, jo me korrespondencë, jemi këtu. Ka ende gurë, e Kisha Katolike është ndër ata gurë, që kanë vendosë me ndejt në vend të vet derisa të mbetet edhe mirditori i fundit.

Në Gjugjë do të vazhdoj të shkoj si Ipeshkëv e me datë 29 Gusht, për festën e Shën Gjon Kryepremit, do të them meshë atje me ata njerëz që kanë mbetë nga zbrazja e tranzicionit që as gurët s’po na i len.

Gjugjas të dashur ju bëtë mirë dhe e bëtë detyrën tuaj. Por ju jeni po aq të pafuqishëm sa edhe unë në këto punë.

Zoti ju bekoftë!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.