Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetPolitikëTe FunditTe Gjitha

Dènoncimet e PD-së për zjárrin në zyrën e prokurimeve, Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet opozitës

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me deklaratata e ish-deputetit të Partisë Demokratike Bardh Spahi që tha se në zyrën e prokurimeve në ministrinë e shëndetësisë ka rënë zjárr për të djègur dokumentet. Ai shkoi me tej kur tha së është fikur sinjal që alarmin për zjarr.

Këto akáza vijnë në kuadër të denoncimeve që ka bërë opozita për bërjen e tenderave në kohën e pandemisë. Në njoftim thuhet se ministria i hedh poshtë aludimet dhe shpifjet e PD, që kërkon të manipulojë opinionin me histori djegie letrash në korridore, kur e di i madh e i vogël se çdo dokument zyrtar ruhet në Protokollin e Ministrisë dhe të çdo institucioni.

Njoftimi i plotë

“Ministria e Shëndetësisë i quan qesharake akuzat opozitës

Ministria e Shëndetësisë: Në përgjigje të akùzave të Partisë Demokratike, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron se nuk ka rënë zjárr në institucion. “Zbulimi” i bërë sot nga PD i referohet një emaili “tërheqje vëmendje” të para 26 ditëve, nga përgjegjësja për sigurinë në ministri, e cila i është drejtuar stafit pas një incidenti të shkaktuar nga një punonjëse, ndaj të cilës më pas është marrë masë administrative. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hedh poshtë aludimet dhe shpifjet e PD, që kërkon të manipulojë opinionin me histori djègie letrash në korridore, kur e di i madh e i vogël se çdo dokument zyrtar ruhet në Protokollin e Ministrisë dhe të çdo institucioni. Duke bërë publik këtë email, i cili dërgohet rëndom nëpër institucione për t’u tërhequr vëmendjen punonjësve, PD ka demonstruar edhe një herë se protokollet e sigurisë dhe masat disiplinore në MSHMS, funksionojnë më së miri.

Sikundër e kemi deklaruar që në krye të herës, Ministria e Shëndetësisë është e hapur për çdo hètim nga organet e drejtësisë. Njëkohësisht, i bëjmë në mënyrë të përsëritur thirrje PD që të ndalë fushatën e shpifjèvè dhe të presë me durim fjalën e drejtësisë”!

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *