IGJEUM njofton paraprakisht se tërmeti që goditi Durrësin mbrëmjen e sotme ishte me magnitudë 4.9 i shkalles rihter, me thellesi 7 km, me epiqender ne fshatin Bubq. Goditja eshte shoqeruar nga pasgoditje me te vogla, te cilat shoqerojne aktivitetin sizmik te 26 Nentorit. Kjo për Goditjen kryesore te ores 21.15.
Ministria e Mbrojtjes njofton se “sipas komunikimeve me prefekturat, deri tani nuk raportohen deme. Komunikimi po vijon nga AKMC”
Nga komunikimi me bashkite Durres, Diber, Gjirokaster, Fier, Vlore,Shkoder dhe Lezhe nuk raportohen deme ne njerez apo materiale, deri tani.
Gjitashtu nuk raportohen deme ne Korce e Pogradec ku jane ndier lelundje te lehta.
Ndërkohë frika për një 26 Nëntor të dytë kanë bërë që qytetarët neë kryeqytet të lënë banesat e tyre teksa kanë dalë nëpër rrugë, sheshe ndërsa të tjerë kanë marrë makinat për tu larguar nga qyteti.
Sizmiologu Edmond Dishi në një lidhje telefonikepër Fax Neës ka thënë se nuk ka vend për panic, duke arguementuar se kjo është pasojë e tronditjes së fortë të 26 Nëntorit dhe si e tillë konsiderohet si paslëkundje.
Gjithashtu ai tha se priten lëvizje të tjera sizmike por më të lehta duke shtuar se nuk kanë lidhje me tërmetet në Turqi dhe Greqi. Fatmirësisht deri më tani nuk është rapotuar për dëme.