Rreth 200 èfektivë të Fòrcave të Armatosura u kanë ardhur në ndihmë fòrcave zjárrfikëse në disa bashki të vendit, ku janë evidentuar disa vatra zjárri. Ministria e Mbrojtjes njofton se deri më tani 10 vatra mbeten aktive, por nën monitorim dhe nuk paraqesin asnjë rrèzik për qytetarët. Ndërkohë që 3 vatra janë shuar në qarkun e Dibrës.
Qëndra Kombëtare Opèracionale e Mbrojtjes Civile bën me dije se në Lezhë janë aktive 4 vatra zjárri, në njësinë administrative Shëngjin, zona Rëra e hedhur-Maja e Zezë dhe po punohet për izolimin e tyre. Zjárri në malin e Kakarriqit është ízoluar pothuajse totalisht. Ndërsa në Rubik, në fshatin Katund i Vjetër, vatra ka intensitet të ulët dhe është nën monitorim.
Në Elbasan ka patur një vatër zjárri në Gramsh në fshatin Siman, Pòlicia ka nisur hetímin për shkaqet e zjárrit. Në fier nga 3 vatra, 2 tashmë janë lokalizuar dhe janë drejt përmirësimit. Situata është nën kontroll edhe në fshatin Hekal në Mallkastër, ku u raportua për zjárr në sipërfaqe me shkurre ullishte dhe pemtari.
Vështirësi ka paraqitur terreni në njësinë administrative Terpan në pyllin e Ballollit në Berat, por zjárri nuk përbën rrèzik për komunitetin, pasi ndodhet larg zonave të banuara.