Deputetja e PD Ina Zhupa ka bërë një denoncim sa i takon TKOBAP. Me një urdhër të brendshëm, artistët e Teatrit te Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor, duhet të marrin leje para se të dalin në media për të shprehur mendimin e tyre. Kjo bëhet me pretendimin se mund të dëmtojnë imazhin e institucionit dhe mund të bëjnë publicitet negativ. Në të kundërt ata do të procedohen
Postimi i Ina Zhupës:
Mbyllja e gojës artistëve sipas metodave komuniste të nenit 55 për agjitacion propagandë është skandali i rradhës i ministrisë së kulturës. Shkelje flagrante e kushtetutës dhe e kodit të punës.
Një urdhër antiligjor dhe antikushtetues detyron artistët e operas dhe baletit e ansamblit popullor të marrin leje për të dhënë mendimet e tyre dhe për tu shprehur lirisht. Liria e shprehjes është e garantuar me kushtetutë (neni 22) dhe ska urdhër nga lart që mund të zhduki të drejtat e fituara edhe me gjak.
Të jesh artist mbi të gjitha je njeri i lirë, i pavarur! Këto shkresa bajate janë shprehje e frikës se keqmenaxhimi dhe aferat mund të diskutohen lirisht në portale, media e mediume të tjera.