Teksa prej tre ditësh ka një situatë kaotike në Kakavijë, për shkak të radhëve të gjata në hyrje të Greqisë, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, ka reaguar sërish për mediat, duke thënë se do të ketë një shtim të stafeve mjekësore, që kryejnë tamponimin e qytetarëve.
Derimë tani tamponi nuk ka qenë i detyrueshëm të bëhej nga vetë qytetarët në kufi, dhe për këtë shkak ai kryhej në kufi nga pala greke. Sipas MEPJ nga nesër do të ketë shtim të mjekëve, ndërsa burime bëjnë me dije se aktualisht punojnë vetëm dy mjekë në Kakavijë, dhe nga nesër ata do të jenë 10.
“Me qëllim përballimin e situatës dhe lehtësimin e lëvizjes që qytetarëve shqiptarë janë kontaktuar në vijimësi autoritetet greke të cilët kanë shtuar personelin shëndetësor në Pikën Kufitare të Kakavijës. Së fundi pala greke ka njoftuar se do të marrë masa the tjera për lehtësimin e situates deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit.
Risjellim në vemendje se shtetasit shqiptarë mund ta kryejnë testin edhe në institucionet e licencuara shqiptare dhe ta përkthejnë përgjigjen në anglisht. Ky testim njihet edhe nga autoritetet greke dhe do ta lehtësonte më shumë situatën”, deklaron MEPJ.
Lidhur me këtë situatë, ku për shkak të vapës dhe mungesës së ushqyerjes disa qytetarë janë dërguar me urgjencë në spital, ka reaguar dhe presidenti Meta, i cili kërkoi nga qeveria zgjidhjen sa më shpejt të situatës.
(E.K/Faxweb.al)