Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Ministria e Arsimit “heq përgjegjësinë” nga vetja: Sekretaritë e universiteteve të publikojnë VKM-të për tarifat

Pas disa informacioneve që qarkulluan se qeveria nuk do të akordojë asnjë lek për mbulimin e gjysmë së tarifave për një vit akademik për çdo student dhe sidomos pas zbulimit të mesazheve të shkëmbyera mes krteministrit Rama dhe disa studentëve protestues MASR ka bërë një deklaratë për shtyp ku u kërkon sekretarive univesritare të bëjnë publik VKM-të përkatëse.

“Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka kërkuar pranë çdo institucioni publik të arsimit të lartë informacion lidhur me numrin total të studentëve që përfitojnë në rast të plotësimit të kritereve të përmendura, në Vendimet e Këshillit të Ministrave nr.778, 779, 780, 781, 782 dhe 784, datë 26.12.2018, për të vijuar me financimin.

Tërheqim vëmendjen e sekretarive mësimore pranë universiteteve që të bëjnë njoftimin e nevojshëm për studentët dhe të garantojnë informacionin sipas vendimeve të sipërcituara.
Veprimtaria e tyre do të monitorohet dhe do të mbahet qëndrim, bazuar në ligj, për këdo që disinformon apo vepron në kundërshtim me vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave”, thuhet në komunikimin për shtyp të MASR.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *