AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Ministri turk trondit qytetarët: Presim një tërmet me magnitudë 7.5 në Stamboll

Ministri i brendshëm turk Suleyman Soylu ka deklaruar se qeveria po përgatitet seriozisht për një tërmet të fuqishëm në Stamboll, qyteti më i rëndësishëm ekonomik i këtij vendi.

Ai i bëri këto deklarata gjatë një interviste televizive, teksa tha se qeveria është e përgatitur për çdolloj skenari.

“Presim një tërmet me magnitudë 7.5 të shkallës rihter në Stamboll. Ne jemi duke punuar seriozisht për skenarin e mundshëm të tërmetit “, deklaroi Soylu për televizionin CNN të Turqisë.

Soylu u shpreh se masat kanë nisur të merren që në shtator kur Stambolli u përball me një tërmet 5.8 të shkallës rihter.

“Ky është një studim shumë i ndërlikuar, duke mbuluar gjëra që duhet të bëjmë për të mbrojtur thesaret kombëtare në Pallatin Topkapi e deri tek nevojat e qytetarëve”, shtoi Soylu.

Fjalët Kyce

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *