Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashRajoniTe FunditTe Gjitha

“Kjo i tronditi të gjithë”/ Ministri turk nxjerr hartën dhe sqaron gjithçka: Ja pse e tërhoqëm anijen!

Ministri i jashtëm turk, Mevlüt Çavuolu deklaroi se Ankaraja nuk është tërhequr nga misioni i ssaj eksplorues në Mesdhe. Sipas tij, anija ‘Oruç Reis’ është ankoruar në brigjet e Antalias për mirëmbajtje rutinë.

Duke folur në një transmetim të drejtpërdrejtë në NTV, Çavuolu tha anijet ‘Yavuz’ dhe ‘Barbaros’ vazhdojnë të kryejnë misionin e tyre në zonë, ndërsa Oruç Reis shkoi për mirëmbajtje.

Çavusoglu paraqiti edhe një hartë të ujërave territoriale greke dhe turke në Egjeun Lindor duke theksuar se këtë ia paraqiti edhe Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo.

“Kur ia paraqita këtë hartë Pompeos, ai më tha se e dinte situatën. Atëherë presim që të sillen sipas kësaj situate”, tha Çavusoglu duke theksuar se nëse Greqia nuk heq dorë nga kjo hartë, nuk ka se si të ulet tensioni në rajon.

Gjithashtu ai tha se Turqia nuk pret që Bashkimi Evropian të vendosë sanksione mbi të lidhur me mosmarrëveshjen në Mesdhe, por vuri në dukje se blloku do të zgjidhte të mbështeste Greqinë dhe Qipron Greke në vend të Turqisë.

Në lidhje me aktivitetet e anijes për kërkime sizmike ‘Oruç Reis’, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar tha: “Në kuadër të planit do të ketë veprime para-prapa. Por, nuk bëhet fjalë që ne të tërhiqemi nga të drejtat tona”.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *