Ministri i Bujqësisë në Kosovë, Besian Mustafa ka fituar pas 18 ditësh betejën me koronavirusin. Në rrjetet sociale ai ka postuar një foto me nënë e tij, ndërsa shprehet se përballja me virusin s’ka qenë e lehtë.
Ministri ka bërë thirrje që të respektohen rekomandimet shëndetësore, të mbahen maskat dhe të ruhet distanca, ndërsa shton se rreziku ende nuk ka kaluar.
“Pas 18 ditësh, përqafim! E kalova edhe këtë sfidë. Nuk ishte e lehtë të përballesh me një virus të këtij soji. Falënderim për të gjithë Ju që u kujdesët për mua, qoftë fizikisht apo edhe përmes botës virtuele, ku më dhatë kurajo dhe shprehët dëshira për ballafaqim sa më të lehtë me virusin Covid-19.
Dua të ju lus që vazhdoni të kujdeseni për veten, familjet tuaja si dhe për rrethin tuaj. Rreziku nga Pandemia Covid-19 nuk ka kaluar ende. Rrespektoni rekomandimet shëndetësore, mbani maskat, ruajeni distancën. Ju falemnderit përzemërsisht! Besiani”, shkruan ministri.