Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Ministrit i sëmuret burri/ Spahn: Por kam lajme të mira për vaksinën

Pas ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, raportohet se është infektuar me koronavirus edhe burri i tij, Daniel Funke. Spahn tha se ai kishte simptoma të ftohjes, kur burri nuk ka simptoma.

Ndërkohë Gjermania duket se ka bërë hapa të mëdhenj përpara në çështjen e vaksinës kundër koronavirusit!

Media gjermane “Bild” shkruan se vendi po përgatitet të nisë vaksinimin kundër koronavirusit përpara fundit të vitit 2020.

Ministria e Shëndetësisë planifikon të krijojë 60 qendra të posaçme vaksinimi, për të siguruar që vaksinat mund të ruhen në temperaturën e duhur.

Gjithashtu ministria u ka kërkuar 16 landeve federale të vendit që t’i japin adresat për to deri më 10 nëntor, shkruan Bild, e cila nuk citon burimin e këtij informacioni.

Në një video-konferencë këtë javë, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka thënë se kompania BioNTech e Gjermanisë është afër miratimit të vaksinës së saj.

I pyetur se kur i pret vaksinat e para, Spahn ka thënë: “Kjo mund të ndodhë para fundit të vitit”, citon Bild pjesëmarrësit në video-konferencë. BioNTech po zhvillon vaksinën në partneritet me kompaninë amerikane Pfizer Inc.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *