Kryeminsitri Edi Rama ka pranuar për herë të parë se gjatë qeverisjes së tij ka pasur prezencë hashashi.
Në një intervistë me gazetarin Ilir Babaramo, Rama u shpreh se gjatë qeverisjes së tij ka pasur prezencë hashashi, por në mandatin e parë. Ai shtoi se në Shqipëri ekziston mundësia që të mbillet hashashi, por si fenomen nuk ka më.
Edi Rama: Mos bëj ndërhyrje të turpshme. S’ka problem përmende dhe hashashin, s’ka problem fare. Përmende, por këto janë histori
Ilir Babaramo: Janë rekorde të qeverisë tuaj
Edi Rama: Janë uhuuu, që në kohën e mandatit të parë. Do ti, s’do ti, nuk është më.
Ilir Babaramo: Kush e thotë këtë
Edi Rama: Atë shifër nuk e thashë unë, e ka thënë Guarda di Finanzia. Unë nuk them që në Shqipëri nuk mbillet, ka njerëz që bëjnë këtë apo atë, por si fenomen nuk ka më. E kamë pas.
Kujtojmë se gjatë mandatit të parë të qeverisë Rama, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u akuzua për përfshirje në trafikimin e drogës.
(R.G/Faxweb.al)