Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Ministri i ri, Sandër Lleshi: Kam mendim pozitiv për Tahirin dhe Xhafën, pse nuk e refuzova Ramën

Sandër Lleshi, ministri i ri i Brendshëm i emëruar nga kryeministri Rama në këtë detyrë pas dorëheqjes së Fatmir Xhafës, deklaron se propozimi i Ramës për ta emëruar në postin e Ministrit të Brendshëm ishte i papritur dhe i befasishëm, por shtoi se ai nuk mund ta refuzonte për shkak se ndante të njëjtin vizion me Ramën dhe për më tepër ishte një ushtarak që ishte mësuar me sfida.

“Propozimi i kryeministrit Rama erdhi krejt i papritur, me të punoj prej 5 vitesh si këshilltar për Sigurinë Kombëtare. Propozimi nuk mund të kundërshtohej për faktin se vinte nga Edi Rama dhe për faktin se jam ushtarak dhe jam mësuar që sfidave të mos u iki “, tha ai në “Opinon”.  Lleshi deklaroi se ai prej 5 vitesh është këshilltar i kryeministrit Rama dhe është koordinuesi i të fjitha institucioneve të rëndësishme që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare.

I pyetur se çfarë mendimi kishte për paraardhësit e tij Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj, Lleshi, shkurt deklaroi se mendimi i tij ishte pozitiv, pasi Xhafaj punoi në një kohë të ndërlikuar, ndërsa Thiri me dinamizëm

“Nuk  isha përgatitur dhe për njerëzit nuk shprehem. Kam mendim pozitiv për të dy. Dihet që zoti Xhafa e mori Ministrinë në një situatë të ndërlikuar. Ka bërë punë pozitive. Për zotin Tahiri e di që ka punuar me dinamizëm dhe aksion të madh. Kursej çdo opinion tjetër duke qenë se është në gjykatë dhe nuk më takon të jap unë mendime”,  u shpreh ndër të tjera Lleshi. (B.H/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *