Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaTe FunditTe Gjitha

Ministri i Mbrojtjes i Katarit: Situata që po përballet vendi është si një luftë pa gjakderdhje

Ministri i Mbrojtjes i Katarit, Halid Bin Muhammed el-Atijje, situatën me të cilën po përballet vendi i tij në kohët e fundit e ka cilësuar si “shpallje e luftës pa gjakderdhje”, raporton Anadolu Agency.

Duke folur për gazetën “El-Arabi el-Xhedid”, Atijje në lidhje me krizën mes Katarit dhe disa vendeve arabe tha se “Situata me të cilën po përballet vendi ynë është në cilësinë e luftës pa gjakderdhje. Mbyllja e kufijve tokësorë, detarë dhe ajrorë me qëllim për të dëmtuar qytetarët dhe për të përçarë lidhjen sociale mes vendeve të Gjirit me çfarë tjetër mund të shpjegohet?”

Pasi ka theksuar se janë plotësisht të pavërteta pretendimet se vendi i tij mbështet grupet terroriste, Atijje në lidhje me fushatën e kryer të njollosjes tha se synohet “djallëzimi i Katarit”.

Ndër të tjera Attije ka bërë të ditur se vendi i tij ka një “marrëdhënie strategjike” me SHBA-në kryesisht në luftën kundër terrorizmit dhe ka theksuar se në mënyrë kategorike nuk bëhet fjalë për mbylljen e bazës ushtarake të SHBA-ve në Katar.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Bahreini dhe Jemeni, më 5 qershor njoftuan ndërprerjen e të gjitha lidhjeve diplomatike me Katarin, të cilat e akuzojnë për destabilizim të rajonit, ku Arabia Saudite, EBA dhe Bahreini duke mbyllur hapësirën ajrore për Katarin urdhëruan diplomatët e Katarit që të largohen nga vendi brenda 48 orëve. Ndërsa qeveria e Katarit ka refuzuar plotësisht të gjitha pretendimet e bëra për mbështetje të terrorizmit.

(M.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *