Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Ministri i Jashtëm gjerman falenderon Ramën: I dashur Edi, ekipi juaj ka meritë që për herë të parë në historinë e OSBE-së…

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas falënderoi kryetarin e radhës së OSBE-së, Edi Ramën, për kompromisin e arritur me stafin e ri.

Nën kryesinë e radhës së Shqipërisë, ka nisur dje takimi i radhës i OSBE-së dhe në seancën e sotme ndërsa sot u miratua edhe stafi i ri kryesues. Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, falënderoi personalisht, ministrit të jashtëm të Shqipërisë, Edi Rama, për kompromisin e arritur me stafin e ri:

“Kompromisi që kemi përpara u arrit, sidomos falë përpjekjeve të palodhshme të kryesisë shqiptare. Ju, i dashur Edi Rama, dhe ekipi juaj keni meritë që ekipi i ardhshëm drejtues, jo vetëm që ka një nivel të lartë kualifikimi, por për herë të parë në historinë e OSBE-së i përmbush të gjitha ambiciet për balancë gjinore dhe gjeografike. Për këtë ju jemi mirënjohës dhe ju falënderojmë”, tha shefi i diplomacisë gjermane në konferencën virtuale.

Maas shprehu keqardhje që nuk ishte vetë në Tiranë për të shijuar “mikpritjen proverbiale” të shqiptarëve.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *