AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Ministri i familjes”, Berisha zbulon çfarë fshihet pas caktimit të Çuçit në krye të gjendjes së jashtëzakonshme

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale për emërimin e ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçi në krye të gjendjes së jashtëzakonshme për të menaxhuar situatën. Përmes një postimi të gjatë në “Facebook”, Berisha ka deklaruar se Çuçi është vënë në këtë post sepse është burri i Delina Ficos, ish-gruas së kryeministrit Edi Rama.

“Çfarë fshihet prapa emërimit të Çuçit të familjes shef i gjendjes së jashtëzakonshme! Miq, dje Edi Rama emëroi drejtues të gjendjes së jashtëzakonshme Bledi Çuçin, njeriun që meritë të vetme ka se është bashkëjetuesi aktual i Delina Ficos, ish gruas së dytë te Edvinit, influente gjer sot tek ky i fundit sa për të emëruar Bledin ministër në qeverinë e ish burrit të saj”, ka shkruar Berisha.

Sipas tij, një nga arsyet pse Çuçit i është besuar ai post është për të fshehur krimet e kryeministrit me ndërtimet gjatë kohës që ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës.

“Kështu që Bledi, ministri i familjes u emërua në mënyrën më paradoksale dhe të kundërligjshme shef i gjendjes së jashtëzakonshme me detyrë konkretisht: 1-Për të fshehur me çdo kusht gjurmët e krimeve të Edvinit si kryetar i Bashkisë i Tiranës, qytet në të cilin janë dëmtuar me dhjetra e dhjetra pallate të ndërtuar jashtë të gjitha kondicioneve ligjore për të cilat ai ka përgjegjësi ligjore direkte”, ka deklaruar ish-kryeministri.

Si arsye të dytë Berisha ka renditur “përkujdesjen” për fondet e emergjencës.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Në fakt, në kabinet Bledi nuk është thjesht vetëm ministër, por është ministër intim apo i familjes ndaj dhe ai do të hyjë dhe në librin Guines sepse në kundershtim flagrant me të gjitha ligjet e vendit për gjendjen e jashtëzakonshme, dhe për herë të parë në historinë e botës, një ministër Bujqësie emërohet shef drejtues i komitetit të ngritur për menaxhimin e saj. Vetëkuptohet emerimin e tij të jashtëzakonshëm Rama e bëri në kundërshtim me ligjet për arsye personale të jashtëzakonshme dhe në një kohë kur gjithë Tirana, Durrësi dhe gjithë Shqipëria tregojnë me gisht Ramën dhe Gjushin, sigurisht jo për tërmetin por për ndërtimet kallpe që mbajnë firmat e tyre në këto dy qytete. Kështu që Bledi, ministri i familjes u emërua në mënyrën më paradoksale dhe të kundërligjshme shef i gjendjes së jashtëzakonshme me detyrë konkretisht: 1-Për të fshehur me çdo kusht gjurmët e krimeve të Edvinit si kryetar i Bashkisë i Tiranës, qytet në të cilin janë dëmtuar me dhjetra e dhjetra pallate të ndërtuar jashtë të gjitha kondicioneve ligjore për të cilat ai ka përgjegjësi ligjore direkte. Pyetja e gazetares Eni Vasili se e kujt është përgjegjësia për pallatet e kashtës qe u rrënuan apo u dëmtuan rëndë në këtë katastrofë, Rama iu përgjigj se ai nuk ka ndërmend të merret e të gërmojë në vitet 70-të. Mirëpo në të vërtet përveç pallateve të viteve 70 që u rrënuan në Thumanë janë dëmtuar rëndë edhe pallate të reja të viteve të qeverisjes së Ramës dhe Gjushit në Tiranë dhe Durrës, madje në këtë të fundit dhe pallate të ndertuara edhe këto dy apo 5 vitet e fundit. Pikërisht se Çuçi u ngarkua me këtë detyrë, ai dje orët e para të saj kreu krimin e rëndë, prishi në Durrës me IKMT pallatin që ishte nën hetim nga prokuroria. Përveç kesaj, dje Gjushi betoni doli për herë të parë nga vrima ku ishte futur. Çuçi i familjes jo vetëm e prishi pallatin e krimit, por mbrëmë në televizion mashtroi pafytyrësisht shqiptarët duke deklaruar me zë dhe figurë se ai prishjen e bëri në konsultim me ekspertët më të mirë europian dhe vendim të këshillit bashkiak, në një kohë që u faktua po në studio live se ai nuk kishte bërë asnjë konsultim me ekspertë të njohur europian dhe nuk kishte asnjë vendim të keshillit bashkiak, por duke shkelur çdo rregull dhe ligj kishte kryer krimin e shëmtuar, prishur me urdhër të Ramës për të zhdukur gjurmët e krimit pallatin e Gjushit pasi Rama dhe Gjushi jane tani si binjakët siamezë që lindin me një shtyllë kurrizore të përbashkët. Një veprim të tillë asnjë zyrtar tjetër përveç ministrit të familjes nuk mund të guxonte apo mendonte ta bënte. Ndonjëri që mund të thotë se përgjegjësia në Durrës nuk është e Ramës, i them se përgjegjësia penale për shkeljen e rregullave dhe ligjeve të ndërtimit dhe urbanistike është e njëjtë kudo që ndodh dhe në këtë fatkeqësi Zoti e lidhi vetë në kohë në këto dy qytete këtë përgjegjësi. 2-Arsye e dytë madhore pse u emërua në kundërshtim me të gjitha ligjet Bledi i familjes janë “kujdesi” familjar për fondet dhe ndihmat të cilat janë gjithnjë një shesh për të bërë përshesh nga hajdutët qeveritarë dhe në këtë drejtim Rama përveç Olsit që e ka punësuar Gazi nuk mund të kishte njeri mbi tokë më të përshtatshëm. Kështu që ky emërim familjar ndjell mjerim edhe më të madh për të dëmtuarit, konkretisht jo vjedhjen e ndihmave te tyre, qeseve me xhupa, oriz, atlete apo makarona nga ndonjë polic, por zhdukjen e miliona e dhjetra miliona euro e dollarë në ishujt Kajmanë, vrimat e zeza të parave të grabitura nga kreu i meduzës! Dale, dale nuk keni parë gjë akoma! sb

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Publikohet videoja ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla konsumon kokainë në një ambient publik:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *