Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri në një takim të organizuar në Vlorë për prezantimin e projektve për këtë zonë është shprehur se Vlora do të jetë një nga përfitueset më të mëdha të projekteve të qeverisë shqiptare.
Ai u shpreh se së shpejti do të nisin punimet për aksin Orikum-Llogara si dhe bypassi i Fierit dhe Vlorës, një projekt mjaft i rëndësishëm për lidhjen e Tiranës me bregdetin e vendit. “Në shtator nisin punimet për bypassin e Fierit dhe të Vlorës.
Kjo zonë do të jetë një nga përfitueset më të mëdha, dhe është fat i madh i madh për të që ka deputet kryeministrin Rama”, u shpreh ministri Gjiknuri. Ky i fundit madje ndau dhe një histori me të pranishmit: “Në mbyllje të fushatës së shkuar kryeministri Rama më tha që nëse do të mbyllja karrierën, fjalimin e fundit do ta mbaja në Vlorë, nëse do të largohesha nga politika do të zgjidhja të jetoja në Vlorë”.