Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


PolitikëTe FunditTe Gjitha

Ministri Demiraj bën bilancin e një muaj pune, ka një paralajmërim për policët që shkelin ligjin

Ministri teknik në krye të Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, ka ndarë pak para mesnatës bilancin e punës së tij në krye të kësaj ministrie prej rreth një muaji tashmë.

Ai shkruan se prej 22 majit deri më 22 qershor, janë sekuestruar mbi 5 ton drogë, janë sekuestruar 8 gomone dhe ndër të tjera janë vënë në pranga 47 persona e janë shpallur në kërkim 23 të tjerë. 

Përbri bilancit, ai shkruan se është i vendosur më shumë se kurrë për të pastruar rradhët e Policisë së Shtetit nga ata që shkelin ligjin. Duke mbështetur punën e palodhur të efektivëve të ndershëm, Demiraj deklaron se ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit janë të angazhuara të zbatojnë ligjin dhe misionin kushtetues.

“Vazhdon me sukses lufta pa kompromis kunder kanabisit dhe perdorimit te parave te droges ne fushaten elektorale.

Ministria e Puneve te Brendshme dhe Policia e Shtetit eshte e angazhuar te zbatoje ligjin dhe misionin e saj kushtetues.

Mbeshtes fuqishem punen e palodhur te efektiveve te ndershem te policise dhe i vendosur me shume se kurre per te pastruar rradhet e saj nga ata qe shkelin ligjin ne cdo nivel. DD.”, shkruan ministri.

(XH.A/SHUPLAKA)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *