Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Përdhunoi 22-vjeçaren shqiptare, ministri brazilian jep urdhër të prerë: Nuk ka tolerime, futbollisti të shkojë në burg

Aventura e Robinhos te Santosi zgjati vetëm një javë. Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Milanit, i cili ishte kthyer në klubin ku u rrit, duke pranuar një pagë prej vetëm 230 eurosh në muaj, u detyrua të ndërpresë kontratën e tij për shkak të dënimit me 9 vite burg.

Ky ndëshkim vjen nga drejtësia italiane për dhunë seksuale (përdhunim), referuar incidentin të rëndë në vitin 2013, kur ai luante me kuqezinjtë. Kujtojmë se viktimë e përdhunimit të sulmuesit ishte një vajzë shqiptare 23-vjeçare. Pavarësisht gjithçkaje, Robinho ende donte të falënderonte tifozët: “Unë gjithmonë kam dashur ta ndihmoj Santosin, por nëse në një farë mënyre prania ime bëhet problem, më mirë të largohem, të përqendrohem në gjërat personale. Unë do ta provoj pafajësinë time për tifozët dhe ata që më duan”.

Megjithatë, Damares Alves, ministri brazilian i të drejtave të njeriut, familjes dhe grave, përdori fjalë të forta ndaj lojtarit: “Burg, menjëherë. Nuk kam fjalë të tjera për të shtuar. E di që ka ende një apel, por tani ka edhe një audio. Çfarë na duhet akoma? Në burg. Asnjë përdhunues nuk mund të duartrokitet. E di që ka ende një apel, por mendoj se gjithçka është shumë e qartë.

Duke parë transkriptimet e asaj që ndodhi më bëri të bezdisem dhe dëshiroja të hidhesha përpjetë. U bëra shumë keq nga ajo që lexova, sidomos e bërë nga një futbollist si ai. Ne po flasim për një krim dhe agresori nuk meriton ndonjë konsideratë. Ne nuk duhet të bëjmë asnjë lëshim, vetëm sepse ai është një futbollist. Ai duhet ta vuajë dënimin, atje ose këtu, menjëherë”.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *