Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Ministrat janë si anëtarët e bandave, zgjidhen nga unë dhe varen nga këmbët e tyre”, Rama komenton dy ish-ministrat “kampion”

Kryeministri i Shqipërisë ishte sonte i ftuar në emisionin ” Presing” ku ka folur për shumë ndryshime që ka bërë në kabinetin e tij dhe për largimin e dy ministrave të tij të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafajt.

Teksa u pyet nga drejtuesi i emisionit për ish-ministrin etij të brendshëm Saimir Tahiri kreu i ekzekutivit Shqiptar tha se nuk mbante përgjegjësi për asnjërin dhe për dërrasat e kalbuar që ata mund të shkelnin, por vetëm i zgjidhte në krye të dikastereve përkatëse.

I pyetur nëse do ta rikthente ish-ministrin e ashtuquajur kampion Rama la të kuptohej se e mohonte një gjë të tillë perderisa ka një proces të hapur me drejtësinë.

“Ministrat janë si anëtarët e bandave. Ministrat zgjidhen nga unë dhe varen nga këmbët e tyre, përgjigjen ata.

Tahiri është në një proces gjyqsor. U lincua për shkak të përgjimeve të Policisë italiane. Anti-mafia italiane as që e kishte marrë pjesë të grupit, ndërsa këtu kërkohej lincimi i tij.

S’ka mbaruar procesi gjyqësor, kështu që nuk vlen pyetja se pse nuk e rikthej në qeveri”, u shpreh Rama.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *