Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Ministrat e rinj, procedurat që do të ndiqen deri në votimin në Kuvend. A do të heqin dorë nga mandati i deputetit?

Kryeministri Edi Rama ka publikuar katër emrat emrat e roinj që do të vendosen në krye të katër ministrive.

Saimir Tahirin e zëvendëson Fatmir Xhafaj që deri më tani ka mbajtur postin  e kreut të Komisionit të Ligjeve, Olta Xhaçka zëvendëson Blendi Klosin në krye të Ministrisë së Mirëqënies Sociale, Ogerta Manastirlliu zëvendëson ministrin e Shëndetësisë Beqaj, ndërkohë që Eduart Shalsi zëvendëson Bledi Çuçin në krye të ministrisë së pushtetit vendor.

Të gjithë këta emra duhet të shkojnë tashmë në presidencë për tu dekretuar, si të shkarkuarit ashtu edhe emërimet e reja.

Sa i përket emërimeve ato do të duhet të marrin edhe aprovimin e Parlamentit. Me këto lëvizje duhet thënë se Rama nuk ka cënuar asnjë nga ministrant e aleatit qeverisë LSI, kështu që në Kuvend nuk pritet të ketë surpriza.

Po ashtu ajo që mbetet në pikëpyetje është se nëse këta ministra disa prej të cilëve me mandate deputeti do të heqin dorë apo jo nga mandati i tyre. Fillimisht kryeministri Rama me ardhjen në qeverui në 2013 kërkoi qv të gjithë ministrat të hiqnin dorë nga mandati, po kjo nuk u pranua. Ka precedentë se disa porej ministrave si Vasili, Klosi, ish-ministri i Financave Cani apo dhe vetë Rama.  (E.K/SHUPLAKA)

Ministrat e rinj
Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.