NATO madje edhe përfaqësues të qeverisë shqiptare kishin njoftuar se ministeriali I radhës do të zhvillohej në Tiranë, ndërkohë që mësohet se ky event është anuluar për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme me koronavirusin.
Ministeriali i Mbrojtjes që NATO kishte planifikuar për të zhvilluar në datë 17-18 qershor të këtij viti në Shqipëri ndërkohë ky takim nuk është hequr nga axhenda por do të shtyhet në një moment të dytë i cili ende nuk është caktuar.
Vendimi për anulimin u mor pak ditë më parë në ministerialin që NATO bëri online.
NATO i ka besuar Shqipërisë organizimin e Ministerialit të Mbrojtjes, duke vlerësuar kështu rolin që vendi ynë ka si faktor stabiliteti në rajon. Kjo do të jetë hera e parë që një ministerial i mbrojtjes organizohet në Ballkanin Perëndimor, pasi prej më shumë se 10 vjetësh takimet janë zhvilluar vetëm në Belgjikë.
Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s miratuan në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut në Bruksel propozimin e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, që Ministeriali i Mbrojtjes, në Qershor të këtij viti të mbahet në Tiranë, ndërkohë që këto data tashmëjanë hedhur poshtë, dukelënë hapësirëpër diskutime që të zhvillohet Tetorin e ardhshëm.
(F.GJ/FAXWEB.AL)