Deputeti Xhemal Qefalia ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Aktualitet” në Fax Neës, ku ka folur për fushatën elektorale të 25 prillit dhe objektivat e partisë së tij.
Gazetari Bejdo Male e pyeti në lidhje me fjalët që qarkullojnë se ai do të propozohet në qeverinë e ardhshme si Ministër i Mbrojtjes apo i Brendshëm, por Qefalia u shpreh se nuk ka rëndësi kabineti por fitorja e zgjedhjeve.
Ndër të tjera, Qefalia u ndal dhe te objektivi i PS-së në 25 prill, duke shprehur bindjen se partia e tij do të marrë mjaftueshëm mandate për të krijuar qeverinë e re.
Intervista e plotë:
Mandati i tretë? Mandatin e tretë PS-ja e kërkon për të vazhduar punët që ka nisur, sepse ende jemi në fazën kur shqiptarët kërkojnë që të vazhdohet me të njëjtin ritëm punët.
Ministër i Brendshëm apo Mbrojtjes? Nuk është qëllimi i kësaj mazhorance për të ndryshuar kabinetin, por për të vazhduar punët. Programi që ka paraqitur PS nuk është për fushatë por është një objektiv.
Koalicion? Në këto zgjedhje dhe 2017 PS-ja kërkon ta ketë pushtetin me qytetarët. Nuk bëhet fjalë për të ndarë karrigen. Kemi një përvojë që në 2017 kemi një minorancë që kërkoi për të hyrë në zgjedhje duke marrë ofiqe të pamerituara .
Vaksinimi? Këtë e thonë qytetarët s/kam pse ta them unë. Kryeministri po i krijon akses të gjithë qyetetarëve për t’u vaksinuar. Kush e politizon bën një gabim të madh. Janë mësuesit, janë mjekët, janë të gjithë. Mënyra si po veprohet në Shqipëri është shumë inkurajuese. Shumë vende të zhvilluara nuk është se kanë kushtuar vëmendje vendeve si Shqipëria. Jam i bindur se po bëhet një punë e jashtëzakonshme, që të paktën këtë verë të kemi një fluks për ringritjen e ekonomisë.
Rindërtimi? Është një ndërmarrje e ndjekur që në momentet e para të rënies së tërmetit. Kryeministri që në momentet e para ka qenë pranë njerëzve. Shqipëria është kthyer në një kantier të madh ndërtimi. Kudo po ndërtohet me ritëm të veçantë. Nuk ka pse të përdoret në fushatë. Njerëzit e dëmtuar nuk janë vetëm të PS-së. Janë qytetarë që kanë humbur shtëpitë e tyre.
Siguria e madhe? Në listat e PD-së nuk janë vendosur demokratët e vërtetë. Sa është përfaqësues këtu në Tiranë? Në 2017 ne e fituam sepse kishim një kundërshtar që nuk rivalizon. Njerëzit që e rrethojnë Bashën në fushatë nesër do dergjen në spitale. Cilin shtet dalin ta presin me klarinetë. Pse PS-ja nuk ka njerëz që dalin ta presin ashtu. Të mednojmë për qytetarët.
Sa deputetë merr PS? Mendoj se PS-ja e siguron mazhorancën që i nevojitet për të krijuar qeverinë në mandatin e ardhshëm.
(E.H/Faxweb.al)