Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Minishengeni kërkon të fuqizojë Serbinë”, Kreshnik Çollaku jep alarmin: Po krijohet vatër e re konfliktesh

Demokrati Kreshnik Çollaku vuri alarmin se përmes projektit të minishengenit po tentohet fuqizimi i Serbisë në Ballkan. Duke folur në studion e emisionit “Aktualitet”, ku u diskutua për disa nga temat më pikante të vitit 2019, Çollaku tha se situata që është krijuar është shumë e rëndë sepse po rrezikohet shteti i Kosovës.

“Ky nuk është minishengen, kjo është federatë e re ballkanike, është Jugosllavi e re. Në krah të Serbisë mbase me një precedent të historisë, ndodh për herë të dytë që kryeministri shqiptar bashkohet në këtë projekt. Paqja mes shqiptarëve dhe serbëve kalon nga Kosova. Loja e madhe është se Serbia po hap portën për unionin euroaziatik të Rusisë në Ballkan.

Situata është jashtëzakonisht e rëndë. Kosova është anashkaluar dhe ky është një projekt që kërkon të fuqizojë Serbinë. Kjo rrezikon ekzistencën e Kosovës, jo vetëm shtetësinë e Kosovës. Është një vatër e konflikteve të tjera në Ballkan”, u shpreh ai.

Ndërsa skulptori Agim Rada shtoi se kryeministri Edi Rama bëri gabim që mori pjesë në këtë takim me kokën e tij. Sipas tij, më parë duhet të ishin pyetur edhe partitë e tjera apo të ishte bërë një referendum.

“Ky është një gabim, një faj shumë i rëndë. Kjo është një marrëvëshje e dy personave dhe kjo mua më le shije shumë të keq. Ky kalimi Tiranë-Beograd pa shkuar në Kosovë, më duket pak e keqe.

Nuk besoj shumë tek kjo largpamësia e udhëheqësit, sikur ne jemi të gjithë xhuxha. Mendoj se mund të zgjidhej me referendum a diçka tjetër. Kosova duhet të jepte opinionin e saj. Akademikët kosovarë ishin totalisht kundër kësaj”, deklaroi Agim Rada.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *