Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëRajoniTe FunditTe Gjitha

Minishengeni/ “Fakti është: Kjo nuk mund të ndodhë”, Doris Pack: Do të bënte tradhti ndaj Kosovës

Iniciativa e Edi Ramës, Aleksandër Vuçiçit dhe Zoran Zaevit për të formuar një minishengen ballkanik ka marrë kritika të ashpra nga zyrtarë politikë vendorë e ndërkombëtarë. Takimet e treshes në Novi Sad, Shkup e Tiranë për të formuar një lloj zone shengen të modelit evropian është parë me skepticizëm në Kosovë. Zyrtarët e lartë kosovarë e kanë bojkotuar këtë iniciativë duke e quajtur si të paimplementueshme, përderisa Serbia nuk e njeh Kosovën. Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, në një intervistë dhënë Gazetës Express ka thënë se minishengeni ballkanik nuk mund të ndodhë pa Kosovën. Doris Pack po ashtu ka thënë se nëse Edi Rama do të pajtohej që nisma rajonale e minishengenit të shtyhet përpara pa pjesëmarrjen e Prishtinës zyrtare, ai do të bënte tradhti ndaj Kosovës.

Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, mohimi i krimeve të kryera gjatë luftës së fundit nga zyrtarët shtetërorë serbë dhe përpjekjet e Serbisë që të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare janë shkaku kryesor për refuzimin e pjesëmarrjes në këtë iniciativë rajonale nga Kosova.

Mini-Shengenin ballkanik po e sheh si iniciativë boshe edhe diplomatja gjermane Doris Pack.

E pyetur nëse kjo iniciativë do të jetë e suksesshme pa Kosovën, Kryetarja e grupit të grave të Partive Popullore Evropiane(EPP) është shprehur se Mini-Shengeni nuk mund të ndodhë pa Kosovën dhe kjo është fakt.

“Nismat rajonale janë të suksesshme në mënyrë të plotë, kur përfshihen të gjitha shtetet. Fjala Mini-Schengen është fjalë e bukur, por boshe. Ajo u shërben disa liderëve që të duken sikur po ndryshojnë diçka për të mirë. Fakti është: Pa Kosovën, kjo nuk mund të ndodhë”, ka thënë Doris Pack.

Politikania gjermane ka deklaruar se nëse Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të pajtohej që Mini-Shengeni ballkanik të jetësohej pa Kosovën atëherë ai do të bënte tradhti ndaj shtetit më të ri në Evropë.

“Nëse kryeministri Rama vërtet do të pajtohej që Mini-Shengeni të bëhet pa pjesëmarrjen e Prishtinës zyrtare atëherë ai do të bënte tradhti ndaj Kosovës”, ka deklaruar Pack.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç para disa javësh kishte deklaruar se Maskra e Reçakut që ishte kryer nga forcat serbe në janar të vitit 1999 ishte trillim dhe e fabrikuar nga ish-ambasadori i OSBE-së Ëilliam Ëalker. Kjo deklaratë kishte ngjallë reagime të ashpra në Kosovë.

Takimi i tretë formal për Mini-Shengenin ballkanik i mbajtur në dhjetor të vitit të kaluar në Tiranë ishte pritur me protesta nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri pas deklaratave të Aleksandër Vuçiçit ndaj Masakrës së Reçakut.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pas takimit kishte akuzuar Kosovën duke thënë se po vetizolohet duke mos marrë pjesë në projektin e Mini-Shengenit.

Kundër kësaj iniciative kanë dalur edhe përfaqësuesit politik shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë së Veriut.

Edhe nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar gjithëpërfshirje në mënyrë që një projekt i tillë të mund të jetë i realizueshëm.

Përfaqësuesi presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se pa Kosovën nuk mund të ketë Mini-Shengen. Mattheë Palmer, në anën tjetër, në mënyrë deklarative e ka përkrahur një ide të tillë, duke thënë se aty ka vend edhe për Kosovën./GazetaExpress/

Po firmoset një peticion për ringritjen e Teatrit Kombëtare ashtu siç ishte më parë. Ju si mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *