Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur sekeustrimin e pasurive të familjes Habilaj, anëtarët e së cilës janë të arrestuar dhe dënuar për trafik droge në Shqipëri dhe në Itali.
Sipas njoftimit të dhënë nga GJKKO, pasuria që iu është sekuestruar familjes Habilaj kap shifrën e 82 milionë lekëve të rinj, dhe është e gjitha në qytetin e Vlorës.
Mësohet se pasuritë e tij janë të paluajtshme dhe bëhet fjalë për një ndërtesë me sipërfaqe 580 metër katror, 7 apartamente, një garazh, një truall me sipërfaqe me 580 metër katror dhe të tjera. Nga hetimet e SPAK rezulton se Moisi Habilaj dhe anëtarë të tjerë të bandës janë dënuar për disa vepra të rënda penale.
VENDIMI I PLOTË:
Gjykata në bazë të neneve 112 të K.Pr.Penale, nenet 3/1/c; 3/4; 5; 7; 11/1/a, 12, 13, 14,15, 24,27, 28 e vijues te ligjit Nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”i ndryshuar me ligjin Nr.70/2017,
VENDOSI
I. Konfiskimin e pasurivedhe kalimin ne favor të shtetit, deri në vlerën e pajustifikuar të shpenzimeve me të ardhuratë ligjshme si më poshtë. Pasuria 27/131-ND Z.K. 8605, vol.10 fq.32, e llojitndërtesë me sipërfaqe 156m², e cilafiguronnëpronësitështetasit
A.H. ,icili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr.2688 Rep dhe 1787/2 Kol. datë 12.09.2014. Pasuria 27/154-G, Z.K.8605, vol.37 fq.38, e llojitgarazh me sipërfaqetotale 514m², e cilafiguronnëpronësitështetasit A.H. ,icili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr.2689 Rep dhe 1788/2 Kol. datë 12.09.2014.
Pasuria 18/103-N9, Z.K.8604, vol.29 fq.9, e llojitapartament me sipërfaqetotale 285m², e cilafiguronnëpronësitështetasitA. , M.dhe F. H. , tëcilët e kanëblerë me kontratën e shitjes Nr.2698 Rep dhe Nr.1345/1 Kol. datë 04.07.2011.
Pasurinë 21/7-N3/2, Z.K.8603, vol.61 fq.250, e llojitnjësi me sipërfaqetotale 136 m², e cilafiguronnëpronësitështetasit F.H. ;icili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr.390 Rep dhe 167 Kol. datë 08.03.2017.
Automjeti me targë -XXXXXXX, e markës Audi, modeli A8, e vitit të prodhimit 2008.
Automjeti me targë – XXXXXXX, e markës Ford, Focus,e vitit të prodhimit 2002.
Automjeti me targë – XXXXXXX, e markës Ford, Focus,e vitit të prodhimit 2000.
Automjeti me targë – XXXXXXX, e markës Skod, Fabia, e vitit të prodhimit 2002.
9.Automjeti me targë – XXXXXXX, e markës Fiat Bravo, e vitit të prodhimit 2007
II.Pezullimin e pasojave të zbatimit të masës së konfiskimit, të pasurive të sekuestruara me vendimin Nr.379 datë 29.10.2017, të Gjykatëssë ShkallëssëParë Vlorë, deri në dhënien e një vendimi gjyqësor penal për revokimin apo shuarjen e kësaj mase, për pasuritë si më poshtë:
-Pasuria 21/7-N3/2, Z.K.8603, vol.61 fq.250, e llojitnjësi me sipërfaqetotale 136m², e ndodhurnëlagjen “28 Nëntori”, Vlorë, e cilafiguronnëpronësitështetasit F.H. .
-Pasuria 27/131-ND Z.K. 8605, vol.10 fq.32, e llojitndërtesë me sipërfaqe 156m², e ndodhurnëlagjen “28 Nëntori”, Vlorë, e cilafiguronnëpronësitështetasit A.H. .
III.Revokimin e masëssësekuestrospërpasuritëe tjerasekuestruar mevendiminNr.20, datë 15.09.2018, tëGjykatëssëShkallësParëpërKrimetëRënda.
IV.Nëbazëtënenit 28 tëligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”vendimipërkonfiskimvihetnëekzekutimmenjëhere passhpalljes.
V.Për Administrimin dhe përdorimin e pasurive të luajtshme dhe paluajtshme të ngarkohet Z.Arjan Baci dhe Erion Ricku, administrator pranë Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, Tiranë.
VI.Urdhërohet kryesekretaria pranë kësaj gjykate që t’i komunikojë një kopje të këtij vendimi Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
VII.Kundër vendimit lejohet ankim brënda pesëmbëdhjetë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar nga dita e nesërme e shpalljes së këtij vendimi, dhe për palët nga e nesërmja e njoftimit, të këtij vendimi.
(E.K/Faxweb.al)